Gjirokastra, 10 vjet në UNESKO - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
10 vjet me pare ky qytet i rralle u bë pjesë e organizatës Botërore të UNESKO-s, e sot ky moment, nuk mund te kaloje pa u kremtuar. Muzike, veshje me kostumet popullore, punime artizanale dhe prodhime tipike të qytetit, ruhen me fanatizëm nga gjirokastritet, si vlera të trashëgimisë së tyre. Për tregtarët në zonën historike të qytetit duhet bërë më shumë për promovimin e këtyre vlerave. I pranishëm në këtë 10 vjetor të Gjirokastrës, ishte edhe Alfred Moisiu, ish-Presidentit i Shqipërisë, i cili ka lënë dedikimin e tij me një libër. Kjo është pjesë e investimeve që Bashkia e Gjirokastrës ka bërë për ruajtjen e trashëgimisë ashtu sikurse edhe punimet që kanë nisur për rindërtimin e rrugicave me kalldrëme. Gjirokastra u pranua në UNESKO në 2005-en dhe vetëm disa dite me pare ajo u hoq nga lisa e objekteve te rrezikuara nga ndërtimet e paligjshme.

Free Traffic Exchange