http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qasja e re e Athinës zyrtare ndaj disa çështjeve të hapura me fqinjët, vecanërisht ndaj shtetit të Kosovës, që u reflektua dhe me vizitën e parë të një Ministri të Jashtëm Grek në Prishtinë, ka shqetësuar Beogradin zyrtar. Ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic i ka dërguar në rrugë zyrtare një kërkesë homologut të tij Nikos Kotzias ku i kërkon shpjegime për qëndrimin që mbajti në Kosovë, nga ku tha se do të ndihmojë anëtarësimin e këtij shteti në organizata ndërkombëtare. ?Ne presim që pavarësisht presioneve, Greqia të mos ndryshojë qëndrimin e saj për pavarësinë e Kosovës?, - deklaroi Dacic.Por qëndrimet e Kotzias se ligji i luftës mes Shqiperise dhe Greqise nuk ekziston, prodhuan stuhi mediatike edhe ne Tirane. Vizion Plus e ka sqaruar këtë çeshtje rreth tre vjet më parë, ndërsa zbardhi përgjigjen zyrtarë të Ministrisë së Jashtme Greke.Ne te thuhej se ligji për gjëndjen e luftës vazhdonte të ishte në fuqi. Keqkuptimi për heqjen e ligjit të luftës vjen pasi Qeveria Greke e Papandreut bëri një përpjekje në vitin 1987 për të hequr ate me dekret qeverie. Por sipas kushtetutës në Greqi, qe një ligj i tillë që shfuqizohej duhet të votohej në parlament ose të rrezohej nga një dekret nga presidenti i asaj kohe.