Skema te reja per debitoret - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga kjo e enjte, ata abontet qe nuk arriten te lidhin ne kohe aktmarveshjen e re me kompanine e energjise elektrike, tashme nuk do te perfitojne ulje deri ne 80 % te kamatvonesave. 16 Korriku shenon rikthimin ne fuqi te 4 skemave per debitoret e energjise elektrike. Skemat parashikoje reduktim deri ne 50 % te kamatvonesave ne rast se abonenti paguan para afatit detyrimin. Shlyerja e borxxheve parashikohet te kryhet me keste qe nisin nga 6, 12, 24 dhe 36 te tilla. Zbritja e kamatvoneses do te realizohet ne pagesen e kestit te fundit. Aplikimi i skemes lehtesuese eshte i ndryshem ne varesi te shumes se detyrimit. nga 1.2 milion abonte qe ka kompania energjise rreth 200 mije prej tyre klasifikohen si problematike ne pagesa. Shtrirja e tyre gjeografike eshte kryesisht ne zonat veriore, por nuk mungojne edhe ne Tirane dhe Durres. Qeveria u detyrua qe te shtyje dy here afatin e percaktuar me qellim qe qytetaret te ndergjegjesohen per te paguar energjien e lektrike duke arritur te perfitojne ne uljen e shumes totale. Por sipas te gjithas gjaseve pas 16 korrikut nuk parashikohet te kete me shtyrje. SKEMA 1Pagesë më 6 këste e detyrimit për kontratë që arrin shumën deri në 100 mijë lekë. Në rast se abonenti zgjedh ta paguajë detyrimin në 1/3 e afatit (pra, brenda 2 muajve nga 6 që është gjithsej skema), atëherë i reduktohet me 50% kamatëvonesa. Zbritja e kamatëvonesës realizohet me këstin e fundit SKEMA 2Pagesë më 12 këste e detyrimit për kontratë që arrin shumën deri në 300 mijë lekë. Në rast se abonenti zgjedh të paguajë detyrimin më afat deri në 1/4 e tij (pra brenda 3 muajve), u ulet me 50% kamatëvonesa. Zbritja e kamatëvonesës realizohet me këstin e fundit SKEMA 3Pagesë më 24 këste e detyrimit për kontratë që arrin shumën 600 mijë lekë. Në rast se abonenti zgjedh që ta paguajë detyrimin më afat deri në 1/6 e tij (pra brenda 4 muajve), u ulet me 50% kamatëvonesa. Zbritja e kamatëvonesës realizohet me këstin e fundit. SKEMA 4 Pagesë më 36 këste e detyrimit për kontratë që tejkalon shumën 600 mijë lekë. Në rast se abonenti zgjedh ta paguajë detyrimin më afat deri në 1/8 e tij (brenda 5 muajve) përfiton ulje me 50% të kamatëvonesës. Zbritja e kamatëvonesës realizohet me këstin e fundit.

Free Traffic Exchange