Greqia fillon shitjen e ishujve - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-30 0

Nga aeroportet tek autostradat, nga portet tek rrjetet e shpërndarjes së energjisë elektrike: marrëveshja me Eurozonën e detyron qeverinë greke të nxjerrë në shitje asete publike për të arritur kësisoj të shlyejë detyrimet ndaj ESM-së, mekanizmit europian te stabilitetit apo e thënë ndryshe, fondit të shpëtimit.