Reformë radikale me pronat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Individë qe kane trashëguar teatro antikiteti dhe një shtet qe ka kryer kasaphane. Kjo është historia e dy dekadave te fundit me pronat ne Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka akuzuar gjykatësit si përgjegjësit kryesore, duke i cilësuar ata si bande kriminale qe kane dhënë titujt pronësie sipas oreksit dhe parave. Duke folur në prezantimin e reformës së kthimit dhe kompensimit të pronave, kryeministri Rama paralajmëroi se ky problem do te mare zgjidhje brenda 10 vjetësh. Shefi i qeverise tha se problemi me pronat mbetet një nga 5 prioritetet për integrimin e Shqipërisë ne BE. Qeveria ka identifikuar edhe faturën financiare per përballimin e vendimeve për kompensimin. Fondi buxhetor përllogaritet ne 5 miliardë lekë në vit me një shtirje kohore 10- vjeçare, ndërsa brenda 6 muajsh, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, planifikon të verifikoje mangësitë ne dosje.

Free Traffic Exchange