Nikos Kotzias intervistë ekskluzive për Vizion Plus - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Jashtëm Grek Nikos Kotzias deklaron për Vizion Plus se Traktati i ri i Fqinjësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë, do t?i japë fund asaj që konsiderohet si situatë lufte nga pala shqiptare, ndërsa për çështjen e kufirit detar nëse, nuk do të ketë zgjidhje nga grupi i ekspertëve, atëherë mund të kërkohet ndërmjetësimi i një pale të tretë, ose dy vendet mund të shkojnë në Gjykatë. Për Kotzias, problemi i Çamërisë, nuk duhet të ngrihet në nivel shtetesh, por të kërkohet zgjidhje individuale nëpërmjet Gjykatave.?Ne mendojmë se nuk jemi në luftë. E gjithë historia e luftës është mbyllur. Pala shqiptare dhe unë e respektoj, mendon se duhet të gjejmë një formulim më të mirë për ta mbyllur këtë. Kështu që propozimi im ishte dhe mendoj se pala tjetër e pranoi, që të bëjmë Traktatin e ri të Miqësisë dhe në kuadër të këtij Traktati, ne do të vendosim aty gjithçka do të jetë e nevojshme, që pala shqiptare të ndihet më mirë me këtë moment historik. Per atë që ju e quani ?problemi i detit?, mendoj se do të gjejmë një marrëveshje nëpërmjet grupit teknik të ekspertëve, por nëse nuk do ta arrijmë, atëherë ligji ndërkombëtar na jep shumë mundësi dhe instrumente për të gjetur zgjidhjen, nëpërmjet një pale të tretë, duke shkuar në Gjykatë, por do ta bëjmë së bashku?.Sipas kryediplomatit grek, të gjitha ata që mendojnë se kanë humbur pronat apo të drejtat e tyre, mund ta kërkojnë këtë në Gjykatat greke, ose edhe ato evropiane.?Nëse dikush mendon se nuk ka marrë atë që i takon, atëherë duhet të shkojë në dyert e Gjykatave dhe të kërkojë të drejtën e tij. Kjo ka të bëjë me çdo shtetas shqiptar që ka humbur pronën e tij, për të gjitha ato që ndodhën në shekullin e 20-të. Nuk është për shtetasit shqiptarë që humbën pronat e tyre pasi ishin kriminelë, apo pjesëmarrës në akte kriminale dhe e kanë humbur pronën e tyre nëpërmjet Gjykatave. Po flasim për shqiptarët normalë që i kanë humbur pronat përgjatë gjithë historisë së shekullit të 20-të, ku siç e dini ka patur shumë lëvizje dhe njerëzit kanë humbur në shumë raste pronat, të drejtat, shtëpitë, etj. Nuk po flasim për një grup të veçantë që i është drejtuar Gjykatave dhe i ka humbur të drejtat me vendime të këtyre Gjykatave në vitet ?40 të shekullit të kaluar?.Kotzias u ndal edhe te vizita e parë e një Ministri të Jashtëm Grek në Prishtinë, ku foli për mbështetje, por ende jo, për një vendim për njohjen e pavarësisë.?E dini që ishte vizita e parë e një Ministri të Jashtëm Grek në Kosovë. Ka qënë më parë edhe Venizelos, por ai ishte aty si përfaqësues i presidencës së Bashkimit Europian. Ishte i detyruar të shkonte. Por këtë herë unë zgjodha vetë të shkoja dhe nuk ka patur një Ministër të Jashtëm Grek që të këtë vizituar më parë Kosovën. Ky është një hap i madh. Ne po i mbështesim që të marrin pjesë në organizatat ndërkombëtare, si UNESKO, INTERPOL, etj. Për sa i përket një vendimi për njohjen, kemi ndërmarrë disa hapa shum...