http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Sigurisht, unë nuk jam kryeministri i parë që vizitojë Preshevën?. Me këtë batutë gjatë shtrëngimit të duarve me kryetarin e Preshevës Ragmi Mustafa e ka nisur kreu i qeverisë serbe Aleksandër Vuçiç vizitën në luginë, duke nënkuptuar qëndrimin e homologut te tij shqiptar Edi Rama, më 11 nëntor të vitit të kaluar. Kryeministri serb udhëtoi drejt Preshevës ditën e përurimit të rihapjes së maternitetit në këtë rajon, një financim i qeverisë zvicerane dhe bashkësisë ndërkombëtare. Por kreu i qeverisë serbe, anashkaloi pyetjen për këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, duke pohuar se ?qëndrimet e Serbisë ne ketë drejtim janë te qarta..? Në këtë vizite kryeministri serb Aleksandër Vuçiç shoqërohej nga katër ministra te kabinetit të tij. Ai është pritur nga kryetari Ragmi Mustafa dhe zyrtare të tjerë lokale. Vizita po zhvillohet nen masa te rrepta sigurie, ku mbi 500 police ishin ne gatishmëri dhe snajpera te shumte ishin vendosur ne ndërtesa.