http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne nje reagim zyrtar pas disa ndryshimeve te UEFA-s ne renditjen e Grupit I, te eliminatoreve te Evropianit për Shqipërinë dhe Serbinë, Federata Shqiptare i ka dhënë plotësisht te drejte Organizatës Evropiane te Futbollit për klasifikimin e kuqezinjve. Sipas FSHF, Shqipëria renditet ne vend te trete me pike te barabarta me Danimarkën, sepse ne baze te rregullores te aktivitetet zbatohet ky kriter. Piket e fituara ne ndeshjet direkte, diferenca e golave ne ndeshjet direkte, numri i larte i golave te shënuara ne ndeshjet direkte. Meqe s?ka diference mes dy skuadrave, zbatohet numri i larte i golave i shënuar ne fushën kundërshtare. Danimarka ka shënuar ne Shqipëri dhe për këtë arsye është e avantazhuar, duke u renditur ne vend te dyte edhe pse me pike te barabarta Nje ndryshim i pikëve te Serbisë dhe zbritja e Shqipërisë ne vend te trete ne Grupin I, ne faqen e UEFA-s shkaktoi nje stuhi te vërtetë mediatike ne vend gjate ditës se sotme. Prej gati 12 orësh UEFA ne faqen e saj ktheu Serbinë nga minus 2 ne 1 pike, duke kaluar ne renditje Armeninë ne vendin e parafundit e duke anashkaluar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit ne Lozane, qe i dha tre piket Shqipërisë per incidentin e vitit te kaluar. Ne azhornimin e fundit qe mbante orën 10:52 te kësaj të mërkure, UEFA rregulloi përsëri renditjen duke e zbritur Serbinë ne vendin e fundit me minus 2 pike, por u duk e pakuptimte qe la Shqipërinë ne vend te trete edhe pse ajo kishte pike te barabarta me Danimarkën, por me golavarazh me te mire.Eliminatoret e Evropianit France 2016Rregullorja për renditjen, Pika D1. Piket e fituara ne ndeshjet direkte2. Diferenca e golave ne ndeshjet direkte3. Numri me i larte i golave ne ndeshjet direkte4. Numri me i larte i golave te shenuar ne fushën kundërshtare.