Basha: Të vendosur për dekriminalizimin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zgjedhjet e 21 qershorit mbeten boshti i fjalimeve te kryetarit te opozitës Lulzim Basha ne mbledhjet e përjavshme te grupit parlamentar dhe pika kyçe per betejën e re te opozitës. Per Lulzim Bashen, tashme procesi i zgjedhjeve lokale ka marre damkën e blerjes se votës, por jo vetëm kaq, pasi ndarja territoriale e zbatuar per here te pare ne 21 qershor, favorizoi koalicionin qeverisës, ndërkohe qe dekriminalizimi dështoi per shkak te sjelljes se mazhorances.?Partia demokratike, opozita dhe unë personalisht jemi të vendosur për betejat që na presin, duke nisur së pari me dekriminalizimin. Nuk mund të ketë integrim europian të vendit me kriminelë deputetë apo kryetarë bashkish.Në Komisionin për dekriminalizimin do të riparaqitet brenda korrikut drafti i propozimeve tona për të nxjerrë jashtë institucioneve publike shqiptare dhe për të ndaluar njëherë e përgjithmonë kandididimin e personave me rekorde të tmerrshme kriminale?.Edhe tek rritja e numrit te azilkërkuesve Lulzim Basha sheh reflektimin e procesit te deformuar sipas tij te zgjedhjeve lokale.?Nga shifrat e publikuara nga Zyra Federale për Azil dhe Migracion në gjashtë muajt e parë të këtij viti afro 22 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria për të aplikuar për azil vetëm në Gjermani. Kjo është një dramë kombëtare që vjen dhe thellohet pas zgjedhjeve të 21 qershorit duke u vënë atyre një tjetër njollë si zgjedhje që nuk hapën, por mbyllen perspektiva?.Dhe pavarësisht se opozita i humbi këto zgjedhje, per Lulzim Bashen mbështetja per Partine Demokratike është rritur.?Shumica humbi mbi 250 mijë zgjedhës përgjatë dy viteve të para të qeverisjes dhe kjo tendencë vjen duke u thelluar; Partia Demokratike dhe opozita kanë rritur ndjeshëm përqindjen e votave në krahasim me vitin 2013 dhe kjo tendencë vjen duke u thelluar gjithashtu. Ky është mesazhi qendor që kanë mundur të japin zgjedhësit shqiptarë megjithë dhunimin dhe shtetrrethimin e paprecedent të zgjedhjeve nga regjimi?.Sipas Bashes, 3 sfida ka sot vendi luftën ndaj krimit, korrupsionit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.