Vizita e Kotzias në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shefi i diplomacisë greke mbërriti në Ministrinë e Jashtme shqiptare për të diskutuar me homologun shqiptar Ditmir Buashati, mbi ato probleme, të cilat nuk mund të konsiderohen thjesht të mbetura pezull nga e kaluara. Para mediave, ministri grek për të treguar optimizëm, nisi konferencës për shtyp me një përshëndetje. Përcaktimi i kufirit detar shqetëson të dy palët. Prandaj do të punohen nga ekspertët për të arritur mundësisht një marrëveshje të re. Nëse nuk do të pranohet, çështja do të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare. Kreu i diplomacisë greke nuk beson se mes dy vendeve ekziston një ligj lufte. Gjithçka e justifikoi me fqinjësinë e mirë dhe faktin se dy vendet janë anëtare të NATO-s.Kotzias jo vetëm që nuk prano ekzistencën e ligjit të luftës, por po ashtu refuzoi të fliste për një çështje çame, që ndaj dy vendet.Domosdoshmëri e konsideroi ministri Ditmir Bushati rishikimin e Traktatit të Fqinjësisë së Mirë mes dy vendeve. Në daljen përpara mediave, mysafiri nga Athina donte të tregonte afrimitet me kolegun Bushati. Por, në prononcimin e emrit të tij, gaboi.Dy ministrat e Jashtëm nënshkruan tre marrëveshje bashkëpunimi. E para lidhur me asistencën që Greqia do t?i japë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, si dhe dy marrëveshje mbi bashkëpunimin në sektorin e turizmit dhe atë të bujqësisë.

Free Traffic Exchange