http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa parlamenti grek pritet te vendose per paketën e reformave te vendit, FMN ka kritikuar marrëveshjen qe iu ofrua Athinës nga Eurozona. Sipas këtij institucioni, borxhi publik i Greqisë eshte shume i paqëndrueshëm dhe ai duhet te lehtësohet. Vendet evropiane duhet t?i japin Greqisë 30 vjet kohe per te shlyer borxhet, përfshirë kredi te reja dhe ristrukturim te borxhit. Kjo ndarje mes FMN dhe kreditoreve te Athinës per atë se cila do te ishte marrëveshja me e mire per zgjidhjen e krizës, ka ekzistuar, por per here te pare nje mosmarrëveshje e tille behet publike. Një zyrtar i FMN tha se fondi do te përfshihet ne nje kest te trete ndihme, nëse kreditoret prodhojnë nje plan te qarte. Sipas analisteve ky qëndrim i FMN e ben me te vështire per Cipras qe te binde ligjvënësit te mbështesin masat e ashpra. Perse ata duhet te votonin nje pakete reformash te dhimbshme ne nje kohe qe as vete FMN nuk beson se do ta coje vendin ne rrugën e prosperitetit. Ndërkaq numri dy i qeverise greke, Dragasakis tha se marrëveshja per Greqinë, nuk do te ishte arritur pa ndihmën e qeverise amerikane dhe presidentit Obama. Keto zhvillime ndodhen ndërsa Komisioni Europian propozoi qe Greqisë t?i jepen 7 miliard euro një kredi ure, për te mbuluar nevojat financiare te vendit per muajin korrik, duke përdorur Mekanizmin e Stabilitetit Financiar.