http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hungaria ka shpërfillur kritikat e Këshillit te Evropës dhe Kombeve te Bashkuara dhe ka nisur punimet per ndërtimin e nje gardhi 4 metra te larte përgjatë 175 km te kufirit te saj me Serbine. Kjo mase është marre per te parandaluar fluksin e emigranteve, qe zbarkojnë ne kete vend, për t?iu drejtuar me pas perëndimit. Vendimi ka shkaktuar reagime te ashpra, ku qindra njerez kane demonstruar ne Budapest kundër ndërtimit te tij. Per grupin qe organizoi protestën, nje organizate qe solidarizohet me emigrantet dhe refugjatet vendosja e nje barriere te tille eshte absurde dhe nje veprim i ulet. ?Ata shpresojnë qe gardhi te mos ngrihet, pasi kostoja do te jete e larte dhe përfitimet zero?.Protestuesit treguan edhe nje gardh simbolik per te argumentuar se paratë jane shpenzuar me kot, ne nje kohe qe do te ishte me mire te shkonin ne mbështetje te azilkërkuesve. Protestuesit i bene thirrje qeverise te ndale ndërtimin e gardhit, qe po e izolon edhe me shume vendin dhe te hape me shume kampe. Vetem gjate ketij viti 80 mije emigrante kane mberritur ne Hungari, shume prej te cileve largohen ne shtete te tjera, përpara se t?u shqyrtohen kërkesat per azil. Gardhi per ndërtimin e te cilit po punojne forca te ushtrisë dhe te burgosurit, pritet te përfundoje ne fund te nentorit.