Kolumbiani i drogës Cesar Triana në gjyq - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Cesar Triana, kolumbiani me shtetësi spanjolle, i cili kishte ardhur ne Shqipëri nje vit me pare për te marre paratë për 256 kg kokaine, e cila u kap ne nje kontenier ne Malin e Zi. Këtë të martë i ka dalë ne Gjykatën e Krimeve te Renda ku do te gjykohet për trafikim te lendeve narkotike te mbetur ne tentative. Gjykata ka vene ne dispozicion te te akuzuarit një përkthyes, ndërsa ne salle nuk kane munguar përfaqësues te Ambasadës Spanjolle si dhe familjare te ardhur nga Kolumbia. Por seancat ndaj tij, do te vijojnë te zhvillohen me dyer te mbyllura, kjo pas kërkesës së prokurores, e cila deklaroi ne Gjykate se ne kërkesën per gjykim ka te dhëna qe përbejnë sekret hetimor per sa kohe qe nje pjese tjetër e dosjes është ende nen hetim. Droga për të cilën akuzohet Triana, u kap në territorin e shtetit malazez e fshehur në një kontenier me banane, e porositur nga Firma ?Rrapo ?në Fier.Por, nga hetimet nuk u arrit të provohej qe pronari i kësaj firme kishte porositur lëndë narkotike në Ekuador. Në deklarimet e tij, Cesar Triana ka pohuar se qëllimi i vizitës ishte te merrte nje sasi parash për ngarkesën e drogës. Ai ka thënë para hetuesve se ishte porositur nga dy kolumbianë qe te vinte ne Shqipëri dhe pasi te kontaktonte me një numër telefoni, do te merrte një këst parash qe varionte nga 600.000 deri 1 milion euro. Nga kjo pune unë do te fitoja 200 mije euro? mësohet te jete shprehur kolumbiani . Sipas prokurorisë në trafikun e lëndës narkotike vërtetohet dhe përfshirja e personave të tjerë ende të paidentifikuar, por për te cilët vijojnë hetimet në një tjetër dosje.

Free Traffic Exchange