Raporti i Komisionit Evropian për ekonominë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse ekonomia ka shënuar rritje për tremujorin e parë, dhe pritet që në fund të këtij viti rritja të shkojë në 3%, performanca e mbledhjes së të ardhurave është mjaft e dobët. Komisioni Europian, në pasqyrën që i bën ekonomisë së vendeve kandidate për në Bashkimin Europian e sheh si të domosdoshme mbledhjen e taksave nga administrata tatimore e doganore, pas një nisme që vetë qeveria morri për rritjen e tyre në fillim të këtij viti.?Performanca buxhetore ishte e dobët për pesë muajt e parë të vitit. Mbledhja e taksave ra me 7.5% krahasuar me sa parashikohej, ku shumica e kategorive të taksave përformuan keq, me përjashtim të tatim - fitimit. Inflacioni i ulët dhe rënia e çmimeve të naftës ka një pjesë të kësaj përgjegjësie, por nuk duhet harruar edhe dobësia në administrimin e tyre. Të ardhurat të cilat shpëtuan buxhetin nuk erdhën nga marrja e parave përmes sistemit tatimor por nga shitja e licencës 4g, falë çmimit më të lartë seç prisnin ta shisnin?.Raporti nënvizon se edhe kushtet e dhënies së kredisë për biznesin kanë vazhduar të shtrëngohen për të gjashtin muaj radhazi. Po ashtu aty konstatohet se kredia në lek ka vijuar të shtrenjtohet, pavarësisht poetikës lehtësuese që ka ndjekur Banka e Shqipërisë.?Interesi i kredive në lek është rritur në 8.6% në periudhën prill - maj, nga 8.1% që ishte në tremujorin e parë të 2015-ës. Edhe pse u pa një rënie e interesave të kredisë nga uljet rresht të normës bazë të lekut që bëri Banka Qëndore, ato sërish kanë marrë tendencën rritëse?.Në këtë raport të vendeve të cilat aspirojnë t?i bashkohen BE-së Shqipëria ka pritshmëritë më të ulëta për rritjen ekonomike, pas Serbisë, e cila pritet ta ketë në vlera negative. Raporti thekson se kriza në Greqi pritet të ndikojë në vendet e rajonit, por Shqipëria është më pak e ekspozuar se të tjerat për shkak të sistemit të fortë bankar.