Mesazhi i Schultz në Parlament - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria mund të trokasë në dyert e institucioneve vendimmarrëse të Brukselit, për të pretenduar përshpejtimin e procesit të integrimit, vetëm kur reformat të quhen të plotësuara.Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schultz, u tha ligjvënësve shqiptarë, se duhet të lënë pas krahëve konfliktin politik. ?Komisioneri Han shprehu shqetësimin e tij për klimën politike gjithnjë e më konfliktuale në vend, shprehu shqetësimin se tensionet e vazhdueshme në vendin tuaj, përbëjnë një rrezik të madh për të gjithë procesin e reformave. Unë ndaj të njëjtat shqetësime me komisionerin dhe në shumë bisedime me shumë kolegë këtu në ditët e fundit, pata mundësinë që të krijoja përshtypjen rreth vështirësive që ekzistojnë në vend, si dhe këtu në parlament. Ndaj i bëj thirrje klasës politike në Shqipëri, që të veprojë sipas përfundimeve të dialogut në nivelit të lartë, veçanërisht sa i takon reformës në drejtësi, forcimit të një gjyqësori të pavarur, efikas dhe që mban përgjegjësi për vendimet e marra.?Përpos reformës në sistemin e drejtësi, Bashkimi Europian kërkon nga qeveria shqiptare luftë më të ashpër kundër korrupsionit. Presidenti Schulz, në fjalimin para deputetëve tha se janë dhënë shenja pozitive. ?Institucionet e pavarura janë çelësi drejt një të ardhmeje të drejtë dhe p[lot suksese. Sukseset e para në luftën kundër korrupsionit që janë arritur deri tani më bëjnë që ta inkurajoj edhe mëtej qeverinë për të vazhduar me forcë në këtë drejtim.?Presidenti i Parlamentit Europian, tha se të gathë në Bashkimin Europian janë të interesuar që vendet e rajonit të integrohen. Për këtë ai theksoi se politika e fqinjësisë së mirë është një element shtesë drejt objektivit final. Ai përgëzoi politikën e ndjekur nga kryeministri Edi Rama për marrëdhënie sa më pozitive me Serbinë fqinje.