Shcultz njihet me ankesat e PD - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Presidenti i Parlamentit Europian nuk e takoi në selinë blu, por në zyrat e Delegacionit të Bashkimit Europian. Gjatë bisedës, kreu i PD-së raportoi për shqetësimet që opozita ka për shkak të sjelljes së mazhorancës dhe ekzekutivit. Dekriminalizimi, krimi dhe korrupsioni, si dhe zgjedhje të lira, janë problemet thelbësore të demokracisë shqiptare, tha Lulzim Basha pas takimit me Presidentin Schultz. Kryetari demokrat theksoi se opozita nuk i shmanget detyrimeve të saj. Ndaj ajo do të japë kontribut të plotë për reformën në drejtësi. I pyetur për një aleancë të mundshme me forca të majta, Lulzim Basha tha prerazi se Partia Demokratike nuk mund te zgjedhë mes dy të këqijave. Sa i takon analizës se rezultatit të zgjedhjeve të 21 qershorit, Basha tha se nuk do të mënjanohen përgjegjësitë, por sipas tij, nuk do të ketë koka turku.