Tekstet shkollore po rishikohen jo vetëm në përmbajte por edhe në formë. Për të zhvilluar një orë mësimi sa më të këndshme dhe më afër nxënësve, këtë shtator në disa shkolla do të aplikohen librat e dixhitalizuar për mësuesit, ndërkohe që nxënësit do të vijojnë të mësojnë me tekste të shtypura. Ky portal u jep më shumë mundësi mësuesve që të jenë më të qartë por edhe më bashkëkohorë.