“Reforma në drejtësi e pakthyeshme” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma në sistemin e drejtësisë konsiderohen jetike për kryeministrin Edi Rama, me qëllim plotësimin e kushteve për plotësimin e kushteve të vendosura nga Brukseli. Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, kryeministri Rama u ka bërë me dije deputetëve marrëveshjen e arritur me opozitën për përfaqësimin e saj në komisionin e posaçëm parlamentar. Lakonik në fjalët që tha për mediat, kreu i qeverisë përmes një batute tha se reforma në drejtësi konsiderohet prioritet. Në mbledhjen e grupit, deputetëve kryeministri Rama u ka kërkuar që të mbështesin projektligjin për Arsimin e Lartë, të propozuar nga qeveria. Nisëm e cila vijon diskutimet në Kuvend dhe që është kritikuar nga aktorë të interesit. Kreu i PS-së, njoftoi deputetët e tij vendimin për afrimin e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, e cila ishte vendosur të thirrej në muajin shtator. Gjithashtu, grupit të Partisë Socialiste iu komunikua vendimi që deputetja Valentina Leskaj do të zëvendësojë kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule, në postin e nënkryetarit të Kuvendit, pas dorëheqjes së këtij të fundit.