http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Flora Shehu është një 65-vjeçare, e cila ka kryer Check-Up-in, ose kontrollin mjekësor falas, ne maj te këtij viti. Ajo tregon se pas tre javësh pritje, ka marre një përgjigje tronditëse: rezultonte e sëmurë me veshka. Por duke qene se nuk kishte patur as dhimbje e as shqetësime te tjera, pensionistja iu drejtua një laboratori privat për te verifikuar analizat, që në fakt i dolën mirë. Si Flora ka edhe shume paciente te tjerë, qe kanë dyshime për rezultatin e Check Up, por nuk dinë ku te ankohen. Por Majlinda Beluli, kryeinfermiere e poliklinikës numër 3, thotë se deri tani, asnjë pacient, nuk është ankuar për analizat. Ne qendrat shëndetësore te kryeqytetit, vihet re një rënie e fluksit te te interesuarve per këtë kontroll falas. Nga mesi i muajit dhjetor e deri me tani, rreth 54 mijë persona te moshës nga 40-65 vjeç, kane kryer kontrollin baze pa pagese. Shërbimi kryhet nga një kompani private që ka marrë koncesionin 10-vjeçar me vlerë 130 milion euro.