Debat për fondet e arsimit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Financimi i Universiteteve private me fonde publike ka ndezur debate edhe në Komisionin e Ekonomisë. Ish-Ministri i Financave Ridvan Bode, ka akuzuar qeverinë se po bën një ligj, i cili favorizon disa Universitete privatë dhe fundos disa të tjerë. Sipas tij, paratë që duhet të shkonin për arsimin publik tashmë nxitin tregtinë e lirë. Mazhoranca dhe opozita mbështeten pjesën e ligjit që mbështet financiarisht studentët e ekselencës si dhe kategoritë e studentëve në nevojë. Me hyrjen në fuqi të ligjit për arsimin e lartë, studentët të cilët duan të hyjnë në Universitet do të paguajnë katër tarifa: atë të aplikimit, konkurrimit, regjistrimit dhe shkollimit. Tarifat e arsimimit do të ndryshojnë edhe për mijëra studentë të cilët vijojnë shkollimin, pasi do të përcaktohen nga vetë universitetet me miratimin e rektoratit.

Free Traffic Exchange