http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pakti për kufirin detar, ligji i luftës dhe të drejtat e minoritetit grek, janë në fokus të vizitës se Ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias, e para e një zyrtari të këtij dikasteri në qeverinë Cipras. Numri një i diplomacisë greke mbërrin pasditen e të martës, ndërsa sikurse përcaktohet dhe në axhendën zyrtare, takimet me krerët më të lartë të shtetit në Shqipëri do t?i zhvillojë të mërkurën. Takimin e parë, Kotzias do ta mbajë me homologun Bushati. Dy diplomatët do të përballen për herë të parë pas tensionimit të raporteve, që kulmoi me vendimin e Greqisë për të kryer kërkime për naftë në detin Jon. Për këtë çështje Tirana zyrtare i ka dërguar qeverisë në Athinë një notë proteste. Të tjera pika ku do të fokusohet diskutimi është dhe respektimi i të drejtave të minoritetit grek, ngritja e varrezave për grekët e vrarë në luftën e dytë botërore apo dhe shfuqizimi i ligjit të luftës të miratuar nga Greqia në vitin 1987. Sikurse parashikohej me axhende, ndalesa e radhës do të jetë në Kryeministri, për të takuar kreun e qeverisë Rama dhe më pas në presidencë për një takim me nishanin. Gjatë ditës Kotzias do të mbajë takime dhe me kryetarin e parlamentit ilir meta dhe liderin e opozitës Lulëzim Basha. Vizita e Kotzias në Shqipëri është pjesë e një turi ballkanik, pjesë e të cilit janë dhe qëndrimet ne Kosovë e Bosnje Hercegovine.