http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arritja e një marrëveshje mes partive politike në Maqedoni për formimin e një qeverie të përkohshme deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, ka qenë në fokus të zv/ndihmës sekretares amerikane të shtetit, Viktoria Nuland, gjatë qëndrimit të saj në Maqedoni. Zyrtarja e lartë amerikane ka zhvilluar takime me dyer të mbyllura me kryeministrin Gruevski, liderin e opozitës Zaev, kreun e BDI-së Ali Ahmeti, për t?i përmbyllur ato me takimin e kreut të PDSH-së Menduh Thaçi. Sikurse bëhet me dijë gjatë takimit me kryeministrin Gruevski, Nuland mësohet të ketë thënë se baza e një pakti ndërpartiak është marrëveshja e 2 qershorit. Zyrtarja amerikane i ka kërkuar kreut të qeverisë, por dhe politikanëve të tjerë maqedonas, që të vënë interesat e vendit të tyre mbi ato personale. Nuland ka ripërsëritur gjithashtu se Shkupi zyrtar duhet të fokusohet në zgjidhjen e krizës me qellim vijimin e procesit integrues në institucionet euroatlantike. Pas zyrtares amerikane, të martën në Shkup do të qëndrojë komisioneri për zgjerim Johanes Han. Ai do të angazhohet për të ulur në një tryezë të përbashkët katër krerët e partive në Maqedoni.