Pakësohet prodhimi në bujqësi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përdorimi i farërave jo cilësore dhe veçanërisht misrit ka bërë qe te pakësohet prodhimi. Shqetësimin e ngrenë vetë fermerët të cilët ankohen se nuk kane arritur te nxjerrin as shpenzimet per ato qe kane mbjelle. Drejtori Drejtorisë Rajonale AKU në Elbasan Zenun Bullari shprehet se në pikat që tregtohen nënproduktet bujqësore janë ushtruar kontrolle të vazhdueshme, rasti i fundit ka qene në Peqinin, ku inspektorët bllokuan një sasi të konsiderueshme të farërave jo produktive. Specialistja e zyrës së këshillimores në drejtorinë e bujqësisë Shpresa Kasa thote se zgjidhja e vetme për të shmangur këtë fenomen është bashkëpunimi me agronomet. Tregtaret e farërave kane vazhduar punën te pa shqetësuar pavarësisht kontrolleve te institucioneve përkatëse.

Free Traffic Exchange