Artistët e barokut në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tingujt orientalë, ballkanas dhe oksidentalë që vijnë nga shekulli i 16-të i kanë bërë bashkë këta tre artistë shqiptarë. Albanian Baroque Ensemble është i vetmi grup ku tre shqiptarë bëhen bashkë për të luajtur muzikë baroke nëpër botë. Janë njohur në Itali, aty ku kanë studiuar dhe ku aktualisht lëvrojnë art me muzikën e tyre. Edhe pse një lloj muzike e palëvruar më parë, baroku është mirëpritur edhe në vendin tonë. Ky është viti i dytë që Perikli Pite dhe Daorsa Dervishi vijnë në Shqipëri jo vetëm për të prezantuar këtë lloj muzike. Një itinerar turistik tërësisht origjinal, që nis mes ikonografine të historisë shqiptare, për të vazhduar mes gjurmëve arkeologjike të qytetit të Durrësit, Onufrit, Vlorës e mes përjetimeve mesjetare të Voskopojës është një nga rrugëtimet më të bukura për këta artistë. Klodiana është artistja më e re që i është bashkangjitur këtij grupi, por influenca e madhe e kësaj muzike do të sigurojë një rrugëtim të gjatë bashkë me Daorsën, Perikliun dhe Jusuf Beshirin që është edhe organizatori i këtij festivali ndryshe nga të tjerët. Festivali është në përmbyllje të edicionit të tij të dytë, por premton edhe më shumë koncerte nëpër Shqipëri vitin e ardhshëm.