http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
30 vjet më parë, Sina Topçiu nga zona e shpatit në rrethin e Elbasanit, e nisi si traditë familjare punën në tezgjah për ta mësuar si një zanat dhe për të ndihmuar familjen. Edhe pse për vite me radhë ajo ka punuar në shtëpi, tregon se ka qenë një punë e lodhshme, por që kishte fitim. Kërkesat për qilimat, çorapet me motive, kostumet popullore të traditës së zonës së Shpatit po vijnë gjithnjë duke u rritur. Ndërsa nusja e djalit Valentina shprehet se kur ka kohë perpiqet ta ndihmojë vjehrrën, veçanërisht ne punimin e kostumeve popullore. Ajo çfarë e mban edhe më të gjallë këtë aktivitet është interesi i rizgjuar i shqiptarëve për punimet tradicionale të zbukurimit të shtëpive dhe bizneseve te tyre, ndërkohe qe te interesuar janë edhe turistet e huaj.