http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne burgjet shqiptare ndodhen aktualisht 88 te mitur, te cilët kane kryer krime te ndryshme nga grabitjet e deri te vrasjet. Gjysma e tyre janë dënuar dhe janë te strehuar ne institutin e te miturve ne Kavaje, ndërsa pjesa tjetër janë ende ne gjykim dhe ndodhen ne seksione te veçanta ne paraburgimin e Lezhës dhe ne Vaqarr.Por megjithëse ne ambientet e paraburgimit dhe te burgjeve ndaj tyre aplikohen programe te veçanta edukuese, kjo mesa duket nuk mjafton. Shume prej te miturve rikthehen serish ne këto institucione per te dytën dhe te treten here. Nëndrejtori i burgjeve Bledar Skënderi thotë se pavarësisht punës qe behet duhet qe edhe institucione t?i përkrahin dhe ti mbështesin këtë kategori personash edhe pas daljes se tyre nga institucioni. Por per psikologen Jeta Shkurti edukimi dhe trajtimi i te miturve qe kryejnë krime duhet te nise me herët dhe per këtë, duhet te ketë institucione te posaçme qe ti mbikëqyrin para se ata te mbushin moshën per t?u përgjigjur penalisht. Rasti i Sokol Mjacaj risolli edhe nje here ne vëmendje kriminalitetin e te miturve. Ai ishte dënuar per here te pare ne moshën 15 vjeçare dhe menjëherë, pasi doli kishte kryer një grabitje e me pas krimin e rende atë te vrasjes dy turisteve çeke. Vetëm per vitin qe kaloi ne burgje numërohen 84 te mitur qe u janë rikthyer qelive