Çuçi për mandatet e kryebashkiakëve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fundi i muajit korrik dhe fillimi i gushtit do të jetë periudha kur kryebashkakët e rinj do të nisin detyrën. Ata duhet të presin disa afate ligjore, për të marrë mandatin, duke nisur nga vendimmarrja në KQZ për shpalljen e rezultatit, deri tek verifikimi i mandatit nga Gjykata. Ministri Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi, sqaron për Vizion Plus, afatet e përcaktuara që duhen respektuar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve për një pjesë të madhe të bashkive të vendit, përfshirë edhe atë të Tiranës. Sipas përllogaritjeve, kryebashkiaku i zgjedhur i Tiranës Erion Veliaj, duhet të presë edhe disa ditë për të nisur punën në krye të Bashkisë. Përpara se të marrin detyrën, drejtuesit e zgjedhur të bashkive janë pajisur me një udhëzues praktik, ku përfshihen të gjitha aspektet ligjore dhe administrative, që duhen pasur në konsideratë në procesin e tranzicionit në një pushtet vendor më 61 bashki.

Free Traffic Exchange