Nuland viziton Prishtinën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Themelimi i Gjykatës Speciale për krime lufte është në fokus të vizitës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për Evropën e Euroazine, Viktoria Nuland, e cila qëndron për disa ore në Prishtinë. Takimin e parë zonja Nuland e mban me presidenten Jahjaga. Ai prite të zgjasë rreth 30 minuta. Më pas zyrtarja e lartë amerikane takon kreun e kuvendit, Kadri Veseli. Ky i fundit do të informojë Nuland lidhur me arsyet, se pse dështoi votimi i Gjykatës Speciale dhe kur do të hidhet serish për rivotim amendamenti për ndryshimin kushtetues. Gjykata Speciale do te merret me hetimin e krimeve te UÇK-se gjate luftës se Kosovës. Temë tjetër e kësaj vizite është edhe zbatimi ne terren i marrëveshjes së 19 prillit 2013, mes Kosovës e Serbisë.