Nuland, Schultz e Kotzias vizitojnë Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Javën e ardhshme ne Tirane zbarkojnë përfaqësues nga Uashingtoni, Brukseli dhe Athina. Te hënën ndihmës sekretarja amerikane e shtetit Viktoria Nuland viziton Tiranën ne kuadër te nje turi ne kryeqytetet e rajonit qe do te pasohet me takime ne Londër e Bruksel. Nuland do te takohet me presidentin Nishani dhe kryeministrin Edi Rama per te diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet ne rajon si dhe problematiken e integrimit ne BE. Po nesër ne Tirane mbërrin edhe presidenti i parlamenti europian Martin Schulz, i cili takon presidentin Nishani, kreun e kuvendit Meta me te cilin ka nje konference per shtyp, si dhe kryeministrin Rama me te cilin gjithashtu do te ketë nje dalje para medias. Ndërkohe ne 14, te martën Schulz do te mbaje nje fjale para parlamentit, i cili do te mblidhet ne një seance te posaçme. Pas Tiranës presidenti i Parlamentit Europian do te vizitoje Beogradin e me pas do te shkoje ne Bosnje Hercegovine.Vizita e fundit, por jo me pak e rëndësishmja është ajo e ministrit te jashtëm grek Nikos Kotzias, qe shënon edhe vizitën e pare te nje përfaqësuesi te qeverise se Ciprasi ne Shqipëri. Edhe vizita e shefit te diplomacisë greke ne Tirane eshte ne kuadër te nje turi rajonal qe nis me Prishtinën te martën, me pas Tiranën dhe mbyllet ne Bosnje Hercegovine. Ministri Kotzias mbërrin ne Shqipëri pasditen e se martës dhe axhenden zyrtare e ka te mërkurën ne 15 korrik. Shefi i diplomacisë greke do te takoje homologun shqiptar Bushati, kryeministrin Rama, presidentin Nishani, kreun e kuvendit dhe liderin e opozitës. Gjate qëndrimit dy ditor ne Tirane, Kotzias pritet te zhvilloje takime edhe me përfaqësuesit e minoritetit grek. Vizita e ministrit te jashtëm grek pritet me interes per shkak te problemeve qe kane mbetur te pazgjidhura mes dy vendeve tona, si kufiri detar apo ligji i luftës; por pjese e bisedimeve pritet te jete edhe ndikimi qe kriza greke kane Shqipëri, si dhe tek emigrantet qe jeton ne vendin fqinj.

Free Traffic Exchange