Greqia pret vendimin e eurogrupit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Greket presin me ankth vendimin e Ministrave te Financave te Eurozonës, qe do te vendosin, nëse plani i reformave te Athinës është nje garanci për t?i siguruar vendit nje pakete te trete ndihmash. Sinjalet janë pozitive, pas miratimit te tij nga parlamenti grek orët e para te se shtunës. Vlerësimi i pare erdhi nga kreditoret e Greqisë, Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe FMN, ne vlerësimin e te cilëve theksohet se propozimet e palës greke shërbejnë si baze per negociata. Franca, Italia, Malta e Qipro e kane mirëpritur me herët planin grek qe përfshin shkurtim te shpenzimeve dhe rritje te taksave, por Gjermania kryeson grupin e vendeve qe kane ende dyshime serioze. Diskutimet e Eurogrupit vijnë disa ore pasi kryeministri Cipras siguroi mbështetjen e deputeteve. 251 votuan pro, 32 kundër, ndërsa 8 te tjerë abstenuan. Mes këtyre te fundit ishin edhe anëtare te partisë Syriza, kryetarja e Kuvendit dhe ministri i Energjetikes. Pavarësisht mbështetjes, Cipras u përball me nje rebelim ne partine e tij, c?ka mund te kërcënoje shumicën ne parlament. Paketa u miratua me mbështetjen e partive opozitare pro-europiane. Masat shihen si shansi i fundit per te shmangur kolapsin e sistemit financiar dhe per te parandaluar daljen nga eurozona, ndërsa bankat vazhdojnë te qëndrojnë te mbyllura dhe jane ne varësi te Bankës Qendrore Europiane. Per ministrin grek te Financave, Tsakalotos, paketa e re pavarësisht vështirësive, jep mundësinë e ristrukturimit te borxhit dhe investimeve për zhvillimin e ekonomisë. Greqia ka kërkuar 53,3 mld euro, ndërsa masat shtrënguese pritet te sigurojnë 12 mld euro.