http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjermania vendos te përfshije edhe azilkërkuesit shqiptare ne procedure e përshpejtuar te dhënies se përgjigjes ne lidhje me kërkesën per qëndrim ne vend. Praktika qe deri ne këto moment zbatohej per vendet e tjera te Ballkanit vendoset te përdoret edhe per shqiptaret. Prej se hënës, siç njofton Agjencia Gjermane e Lajmeve DPA edhe azilkërkuesit nga Shqipëria do te marrin eprgjigje te shpejta duke I hapur drite jeshile kthimit te tyre mbrapsht ne Shqipëri. Sipas kryeministres se Landit Rheinlandpfalzit Manu Drajer, qëllimi është qe azilkërkuesit te marrin përgjigjen brenda qëndrimit te tyre ne kampin e pare te dhënies se ndihmës, ende pa u shpërndare neper komuna. Azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do te kenë me mundësi, me pas te shpërndahen neper Gjermani, por mbi ta do te nisin te zbatohen procedurat e kthimit menjëherë brenda pak javëve. Ne pjesën me te madhe te rasteve thuajse rreth 100% gati marrin përgjigje negative nga zyra qe përpunon kërkesat per azil ne Gjermani. Shqipëria behet kështu vendi i fundit nga Ballkani Perëndimor qe pas Serbisë, Bosnje Hercegovinës Maqedonisë dhe Kosovës mbi qytetaret e se ciles praktikohet procedura e përshpejtuar e azilit. Masa është e detyruar per shkak te fluksit te madh te azilkërkuesve nga Shqipëria qe përfshiu Gjermaninë ne 6 muajt e pare te 2015. Sipas DPA edhe procedura per azilkërkuesit nga Siria Iraku apo Eritrea do te përshpejtohet, por ne kete rast pas përgjigjeve ne pjesen me te madhe pozitive te kërkesave per azil, qëllimi kryesor është integrimi sa me i shpejt i tyre ne jetën gjermane.