Dy aksidente në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në harkun kohor të dy orëve, dy aksidente të rënda kanë ndodhur në qytetin e Vlorës, por fatmirësisht nuk ka patur viktima. Herët në mëngjes, një makinë, me të cilën udhëtonin dy të rinj, ka shpërthyer ne rrugë. Mjeti ishte në lëvizje në dalje të fshatit të Panajasë, kur ka ndodhur shpërthimi, çka ka nxjerrë autoveturën jashtë trasesë së rrugës. Dy të fejuarit, Endri Karaboja 33 vjeç dhe Eriselda Shehaj 20 vjeçe, kanë mbetur të lënduar rëndë dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal. Ata kanë marrë ndihmën e parë, por gjendja e tyre është e rëndë për shkak të plagëve të marra, si pasojë e djegies. Fillimisht policia dyshoi për shpërthim të telekomanduar, por më pas u zbulua se aksidenti ndodhi për shkak të defekteve teknike që pësoi makina, pasi kishte të instaluar impiant gazi. Çifti udhëtonte nga Durrësi në drejtim të Vlorës për të kaluar fundjavën. Në orën 12.30, një tjetër aksident u regjistrua në rrugën Skele -Uji i Ftohtë. 3 automjete janë përplasur me njëra - tjetrën. Policia sqaroi se një furgon, i cili drejtohej nga një shtetas me kombësi italiane, Leonarde Checo, 64-vjec, është përplasur me një autoveturë qe drejtohej nga 27 vjeçari Klajdi Alibehaj. Ky i fundit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është dërguar menjëherë në spital. Një tjetër makinë, e cila udhëtonte në momentin që ndodhi përplasja ka pësuar dëme materiale, por fatmirësisht asnjëri prej personave që udhëtonin me të nuk është dëmtuar.

Free Traffic Exchange