LSI nis analizën e zgjedhjeve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizja Socialiste për Integrim është forca e pare qe ka nisur analizën per zgjedhjet vendore. Stacionet e para te kryetarit Meta kane qene Tirana dhe Durrësi, ku LSI ka marre rezultat pozitiv. Gjate një takimi me strukturat e qytetit bregdetar, Meta ka marre ne konsiderate pjesën pozitive te shifrave te 21 qershorit, duke përllogaritur se partia e drejtuar prej tij është rritur me 80 mije vota krahasuar me zgjedhjet parlamentare te qershorit 2013Ilir Meta:Ne kemi nevojë për njerëz të cilët pasqyrojnë ato vlera pozitive që ka LSI-ja, solidaritetin, përkrahja për njëri-tjetrin dhe për njerëzit në çdo moment. Kjo votë që ka ardhur duhet të reflektohet një përmirësimin dhe forcimin e strukturave të LSI-së. Të vazhdojmë të jemi faktor kryesor i stabilitetit në Shqipëri, sepse qytetarët kërkojnë besim, por ne duhet të vazhdojmë të kemi kërkesa më të mëdha ndaj vetes sonë për ta forcuar besimin tyre ndaj nesh në të ardhmen. Dhe besimi i tyre ndaj LSI do të thotë forcim i stabilitetit të vendit. Faktor kryesor i rritjes së LSI në radhë të parë është mesazhi pozitiv që LSI jep. Njerëzit duan zgjidhje, duan propozime, dhe duan gjëra konkrete.Por pavarësisht rritjes se numrit te votave per këshilltare bashkiake, LSI ne zgjedhjet e 21 qershorit humbi disa bashki te rëndësishme si Kukësi, Lezha, Vora e Pogradeci dhe per ketë te fundit Ilir Meta ka paralajmëruar shkrirje te strukturave te partisë për shkak te rezultatit.

Free Traffic Exchange