Ceremonia për Srebrenicën në Bosnjë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
20 vjet pas masakrës se Srebrenices, dhimbja për 8 mije burrat e djemtë e masakruar nga forcat serbe te Bosnjës mbetet e njëjte. Përgjatë pese ditëve korrikun e vitit 1995, trupat serbo-boshnjake të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladic, hynë në Srebrenicë dhe masakruan popullsinë myslimane. Memorial i Potoçarit ne lindje te vendit është pika qendrore e ceremonive qe shënojnë kete përvjetor te ngjarjes me te rende ne Europe qe nga Lufta e Dyte Botërore. Per te nderuar viktimat u mblodhën dhjetëra mijëra njerëz, mes te cileve figura te rëndësishme te politikes botërore. Ish-presidenti amerikan Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit Ollbrajt, shefja e politikes se jashtme dhe sigurisë ne BE Mogherini, kryeministri turk, Ahmet Davutoglu ishin te pranishëm ne kete përvjetor. Mes tyre ishte edhe kryeministri serb Vuçiç, ndaj te cilit nuk munguan as vërshëllimat. Por njëra nga nënat e viktimave të masakrës së myslimanëve të Serbrenicës, e përqafoi kryeministrin dhe i dha edhe lule. Vuçiç firmosi ne librin e ngushëllimeve, ku shkroi : ?Shpresoj qe ky krim i tmerrshëm te mos ndodhe kurrë. Jam i bindur per nje te ardhme me te mire mes popujve serb e boshnjak dhe shpreh respektin per gjithë viktimat dhe familjet e tyre. Serbia e dënon kete krim,. asgjë nuk do harrohet?. Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçit, nuk i është lejuar që të udhëtojë për në Srebrenicë. Me anë të një postimi në ?Facebook?, ai e ka bërë të ditur këtë fakt, duke thënë se nuk është lejuar pasi është një person i padëshirueshëm nga Republika Serbe. Ceremonitë ne 20 vjetorin e masakrës vijojnë me funeralin e 136 trupave të pajetë, te identifikuar me anë të testeve te ADN.