Ersekë, vritet bariu 26 vjeçar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konflikti për kullotat e bagëtive ne malin e Gramozit behet shkak për vrasjen e një 26 vjeçari. Mario Jaho u qellua me breshëri automatiku mbrëmjen e të premtes nga Abaz Isai. Burime të policisë sqaruan se autori dhe viktima ishin konfliktuar edhe me parë për shkak të kullotave. Por përplasjen e parë, Abaz Isai e ka patur me babain e viktimës. Ngjarja është denoncuar ne polici, e cila ka marre vetëm një deklarate. 5 ditë më pas, Mario Jaho, është takuar rastësisht në qytetin e Ersekës me Abaz Isain dhe ka kërkuar sqarime për çka kish ndodhur me të atin. Dëshmitaret thane se ata janë zene me grushta dhe kalimtarë të rastësishëm i kanë ndarë. Pas këtij sherri, i riu është ngjitur në malin e Gramozit ne stane. Por ne mbrëmje, Abaz Isai i armatosur me kallashnikov, e ka ndjekur duke e qëlluar me breshëri. Jaho humbi jetën më pas në spitalin e Korçës. Mes lotësh, xhaxahi i Marios rrëfen, se nëse policia do të tregohej më e kujdesshme, nipi i tij sot do të ishte gjallë. Autori i vrasjes ende nuk është kapur dhe policia mendon se ai është arratisur drejt Greqisë. Forcat blu kanë marrë në pyetje dëshmitarët që kanë parë momentin kur është qëlluar me armë dhe janë vënë në ndjekje të autorit.