Zbardhet vendimi i Arbitrazhit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ne Lozane, ka zbardhur edhe vendimin ne lidhje me incidentin e 14 tetorit te vitit te kaluar mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ne baze te fakteve dhe dokumenteve, ne deklarate theksohet se paneli i CAS nuk gjeti prova qe tregojnë se Shqipëria refuzoi te luaj pas një urdhri nga arbitri. Paneli konstatoi se ndalja e ndeshjes dhe braktisja eventuale janë shkaktuar nga gabime të sigurisë së organizatorëve dhe aktet e dhunës, ushtruar mbi lojtarët shqiptarë nga ana e tifozëve serbë. CAS në përputhje me UEFA, vendosi se Federata Shqiptare ishte përgjegjës per dronin me flamurin me simbole nacionaliste dhe patriotike shqiptare, duke konfirmuar gjobë prej 100.000 euro per Shqipërinë. Ndërkohe konfirmoi zbritjen e tre pikëve për Serbinë, zhvillimin e dy takimeve pa tifozë dhe një gjobe prej 100 mije euro. Ndërkohe avokati i ekipit te juristeve Envi Hicka, ka shpjeguar edhe faktin se a mund te ketë një ankimim tashme nga pala serbe apo dhe vete UEFA.

Free Traffic Exchange