Berisha: Azili rrezikon integrimin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa e shoqëroi me komente ne rrjetet sociale vizitën e pare te kancelares gjermane ne Tirane, te enjten opozita e përdori fjalën e Angela Merkel per te ndërtuar betejën politike ne parlament. Azilkërkuesit dhe çështja e lidershipit te Ballkanit, ishin dy çështjet qe demokratet zgjodhën te ngrinin ne seance plenare duke përdorur si baze mesazhet e kancelares ne Tirane. Por kjo seance ndryshe nga ajo e kaluara shpëtoi nga debati per zgjedhjet dhe deputetet i kushtuan vëmendje rendit te ditës dhe veçanërisht marrëveshjes me Rapiscan per skanimin e konteniereve. Per maxhorancen qeveria ne pamundësi per te anuluar nje kontrate abuzive te firmosur nga qeveria Berisha ndryshoi marrëveshjen duke i kursyer minimumi 100 milion euro shtetit shqiptar, por ish-kryeministri nuk i kurseu akuzat ndaj rrugës se ndjekur nga shumica qeverisëse. parlamenti ndërkaq ka mbajtur nje minute heshtje per viktimat e masakrës se Srebrenices, nje gjest qe u kërkua nga Sali Berisha, e te cilin e respektuan edhe socialistet