Analistët për vizitën e Merkel - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizita 4 orëshe e kancelares Angela Merkel në Tiranë, në fokus kishte dhënien e mesazhit se Bashkimi Europian nuk e ka harruar Shqipërinë në një kënd të veçuar të Ballkanit. Për analistin Andi Bushati, opozita dhe mazhoranca kishin pritshmëri të ndryshme. Njëra kërkonte dënimin e qeverisë për çka nuk ka bërë në 2 vjet, ndërsa tjetra mbështetje. Afrim Krasniqi, mendon se Merkel tha se procesi integrimit për Shqipërinë, nuk kërcënohet nga kriza greke. Analistët mendojnë se kjo vizite më se shumti kishte mesazhe të qarta për nevojën e reformave nga ana e politikës shqiptare. Kancelarja Merkel, gjatë qëndrimit në Tiranë foli qartë se Shqipëria duhet të plotësojë të gjitha kushtet e vendosura nga Komisioni Europian, që më pas të nisin procedurat për çeljen e negociatave.