http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e krimeve te rënda do të rindërtoje edhe nje here skenën e vrasjes se efektivit te RENEA-s Ibrahim Basha. Burime nga grupi hetimor kane bere te ditur për Vizion Plus, se eksperimenti hetimor do të behet duke u bazuar tek dëshmitë e të arrestuarve për ngjarjen, si dhe tek pretendimet e tyre se kane qëlluar me arme, por jo ne drejtim të policisë. Rindërtimi i skenës së vrasjes pritet të sqaroje edhe dyshimet qe ka akuza për armen me të cilën është ekzekutuar efektivi Basha. Nga të dhënat e deritanishme mësohet se arma qe ka qëlluar policin nuk ka qene snajper. Edhe vete te pandehurit pretendojnë se nuk kane patur arme tip snajper ne përdorim, por vetëm arme automatike dragonov. Ndërkohë ekspertet kriminalist te laboratorit shkencor në Ministrinë e Brendshme janë duke ekspertuar të gjitha armët e zjarrit të gjetura në Lazarat, për te përcaktuar armen që i mori jetën Ibrahim Bashes dhe plagosi dy koleget e tijTë tjera prova që disponon prokuroria janë edhe mbetjet e barutit ne trupat e te dyshuarve kryesore, si dhe të dhënat telefonike për Arbion Alikon dhe Bajram Bocin. Këta të dy kane qene ne vendin nga ku mendohet se u qellua polici i forcave RENEA.