Durrës, masa e sigurisë për 6 biznesmenët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Durrësit kanë dhënë këtë të enjte masën e sigurisë ?arrest me burg? për 6 biznesmenët e arrestuar dy ditë më parë në qytetin e bregdetar. Paralelisht me seancën gjyqësore, prokuroria ka nisur procedurat e sekuestrimit të pasurive te te akuzuarve. Artur, Edmond, Guido dhe Luan Tepshi, si dhe Kastriot Dyrmishi dhe Laert Teneqexhiu dyshohet se kanë krijuar një grup kriminal ndërkombëtar qe merrej edhe me trafik droge. Arrestimi i tyre erdhi pas një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Firences ne 23 mars 2015. Nga hetimet e palës italiane rezulton se aktivitetet 6 biznesmenëve mund te jenë ngritur në sajë të trafikut të lëndëve narkotike në Itali, ku të akuzuarit ishin të regjistruar ne punë të rëndomta. Operacioni i koduar ?Ricarica 2013? ka nisur që 15 korrik 2012 pas vrasjes se nje shqiptari ne Firence. Ndërkohë në shtetin italian deri më tani janë kapur 19 persona 12 prej të cilëve janë në burg dhe 7 në arrest shtëpie.Organizata akuzohet se nga korriku i 2013 deri me gusht te 2014 trafikoi në vendin fqinj15 kilogram kokaine.