http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pacientet ne shumicën e rasteve qëndrojnë ne radhe per te marre nje nga këto shërbime ne repartin kardiologjik. Mjeket jashtë kamerës shprehen se ka nje vit qe EKO-ja kardiake vetëm per shkak te zëvendësimit me nje sondë nuk funksionon. Për te marre këtë shërbim vijnë çdo dite 6 paciente, shumica e te cilëve kthehen pas pa e kryer EKO-ne e detyrohen te shkojnë ne spitalet private. Vete pacientet shprehen te shqetësuar per mungesat e pajisjeve ne urgjencën e QSUT-se. Ne korridoret e urgjencës here pas here krijohet kaos, per shkak te pacienteve qe marrin shërbimin ne kete mënyre. Por kësaj situate problematike nuk i shpëtojnë as te sëmuret me veshka, ku pajisja e copëtimit te gurit, litotripteri ka rreth nje vit qe nuk punon. Mjeket pohojnë se numri i pacienteve qe e kane te nevojshëm kete shërbim vjen ne rritje. Te pyetur nga Vizion Plus drejtuesit e QSUT thonë se nuk është urgjence rregullimi i kësaj pajisjeje.