Masa e sigurisë për Sokol Mjacajn - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I veshur me antiplumb, me kokën e mbuluar dhe i shoqëruar nga dhjetëra forca të policisë Sokol Mjacaj i akuzuari për vrasjen e dy turistëve çek në Dukagjin ka mbërritur mesditën e së mërkurës në ambientet e Gjykatës së Shkodrës. ?Arrest me burg? ka qene masa e sigurisë që Gjykata ka dhënë për 20-vjeçarin i cili , ekzekutorin e çiftin e turisteve Michael Svatos dhe Ana Kosinova. Ndaj Mjacajt rëndojnë akuzat e ?vjedhjes me pasoje vdekjen? e dy turisteve çek, si dhe armëmbajtje pa leje. Ai ka pranuar përpara togave të zeza autorësinë e vrasje së dyfishtë, ndërsa avokati i tij mbrojtjes i cili u caktua nga gjykata , ia ka lënë ne çmim gjykatës masën. Seanca nuk zgjati me shume se 30 minuta, ndërsa ne ambientet e gjykatës nuk ishte asnjë nga familjaret, ndërsa 20 vjecari dukej i qete gjate zhvillimit te seancës. Ne përfundim gjykata vendosi masën ?arrest me burg per Sokol Mjacajn deri ne përfundim te hetimit. 20-vjeçari nga fshati Lotaj i Dukagjinit u arrestua ditën e diel, pas vrasjes së Mikel Svatos dhe Ana Kosinovas. Ne operacionin per kapjen e tij u angazhuan u angazhuan nje numër i madh forca policie, te ndërhyrjes se shpejte dhe ato speciale.