http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Standardet e munguara zgjedhore ne procesin e 21 qershorit ishin edhe njëherë linja kryesore e fjalimit te përjavshëm te kryetarit te PD Lulzim Basha ne mbledhjen e grupit parlamentar. Dhe sipas Bashes produkti i pare i këtyre zgjedhjeve te deformuara është konkursi për hyrjen ne parkun e liqenitLulzim Basha:Nuk ka ndodhur kurrë që një projekt i tillë t?i mbahej i fshehtë publikut në fushatën e porsambyllur elektorale. Nuk ka ndodhur që projekti i mbajtur i fshehtë të nxirret nga sirtari, të shpallet dhe të lançohet pa përfunduar akoma procesi zgjedhor, pa bërë dorëzimet kryebashkiaku në detyrë dhe pa marrë detyrën kryebashkiaku i ri dhe para çdo projekti tjetër të premtuar në fushatë nga ai. Në këtë hapësirë të kalimit të pushteteve u fut Edi Rama me makutërinë, pabesinë dhe shpërfilljen e tij ndaj zgjedhësve të kryeqytetit. U fut për interesat korruptive dhe klinteliste që diktojnë agjendën e tijBasha është ndalur edhe tek ekonomia e veçanërisht tek dështimi sipas tij i doganave dhe tatimeve ne realizimin e te ardhurave, duke i bere thirrje prokurorisë te hetoje ato qe ai i cilësoi si krime qe shkatërrojnë ekonominë.?Tani është bërë e qartë se Rama nuk i bën për të promovuar në drejtim vajza dhe gra të zonja, por për të patur në krye të sektorëve kyçe të parasë publike marioneta. Nga të dhënat tona, qeveria po përgatit një projektligj për uljen e të ardhurave të planifikuara nga doganat dhe tatimet për pjesën e dytë të vitit, sepse deficiti në raport me planin në fuqi pritet të jetë edhe më i madh se 150 milion dollarë në gjashtëmujorin e dytë. Ulja do të tentojë të përligjë evazionin dhe vjedhjen. Doganat do të realizojnë planin e ulur, vjedhja do të legalizohet me kartonët e deputetëve të shumicës, ekonomia do të shkojë poshtë e më poshtë, përkeqësimi dhe varfëria do të rriten e thellohen. Nëse vjen, do të jetë një projektligj kriminal, të cilit grupi ynë parlamentar do ti bejë opozitën dhe gjyqin më shembullor në Kuvend?.Para deputeteve demokrate Basha theksoi se ne muajt na vazhdim 3 betejat kryesore te opozitës jane dekriminalizimi, lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe ringritja e zgjedhjeve të lirax