http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton per here te pare Tiranën. Merkel pritet te mbërrije ne kryeqytetin shqiptar pas 1 ore dhe takimin e pare e ka ne selinë e kryeministrisë, ku do te zhvillohet edhe ceremonia zyrtare e mirëseardhjes. Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ne orën 15.40 minuta, Merkel dhe Rama do te mbajnë një konference per shtyp dhe me pas kancelaria gjermane do te shkoje ne presidence për te takuar kreun e shtetit shqiptar Bujar Nishani. Axhenda e kancelares gjermane do te mbyllet me konferencën ekonomike gjermano-shqiptare, ku do te jete se bashku me kryeministrin Rama dhe ne orën 18.00 Merkel do te largohet nga Shqipëria. Vizita e kancelares gjermane vjen pas ftesës se kryeministrit Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në Berlin nje vit me pare. Kjo vizite mbart nje rendësi te veçante per marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë, por edhe me Bashkimin Europian. Nga pikëpamja e volumit tregtar, Gjermania në vitin 2014 renditet si partneri i pestë tregtar më i madh me Shqipërinë, ndërkohë, Republika Federale e Gjermanisë është donatorja më e madhe ndër vendet e Bashkimit Europian në Shqipëri.