Ndryshimi surprizë i “AMC” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përgjatë një jave të tërë, të gjithë mund të jemi bërë kuriozë se çfarë ka në brendësi të saj fushata që kompania celulare AMC ka startuar në të gjithë Shqipërinë. Përbri logos së AMC-së shfaqet shkronja ?T? dhe e gjithë fusha e ngjyrave të kompanisë është shndërruar nga jeshile, në magentë. Henri Vandre, drejtor i Divizionit të Marketingut në kompaninë AMC, zbulon se pas blerjes në vitin 2009-të të kompanisë nga Deutsche Telekom, po përgatitet që në Shqipëri të hyjë një markë e re në tregun celular.?Fushata të cilës ju i referoheni ka lançuar së fundmi hyrjen e brandit të Grupit Deutsche Telekom këtu në Shqipëri. Brandi i Grupit Deutsche Telekom është brandi europian më i çmuar i telekomunikacionit në të gjithë botën, dhe unë do të theksoja që është dhe marka e dytë gjermane më me vlerë në shkallë globale. Fushata të cilës ju i referoheni ka lançuar së fundmi hyrjen e brandit të Grupit Deutsche Telekom këtu në Shqipëri. Brandi i Grupit Deutsche Telekom është brandi europian më i çmuar i telekomunikacionit në të gjithë botën?.Por çfarë do të sjellë të re në tregun celular shqiptar marka që po përgatitet të hyjë në 23 korrik??Suksesi i madh i brandit të Deutsche Telekom vjen nga vlerat që ai mbart, të cilat janë: Inovacioni, Kompetenca dhe Thjeshtësia. Pra, këto janë ato që do të perceptojnë dhe do të përjetojnë klientët tanë në të ardhmen. Vlera e parë është Inovacioni. Duke qenë pjesë e kompanisë lider të telekomunikacionit në Europë për shërbimet e integruara, ne do të vendosim standarte në këtë treg me produkte dhe shërbime inovatore, përsa i përket inovacionit dhe partneritetit. Së dyti, Kompetenca. Ne do të përqendrohemi në atë çka bëjmë më mirë. Të qenurit lider në teknologji për të ofruar rrjetet, shërbimet dhe eksperiencën më të mirë për klientët. Dhe e treta, thjeshtësia. Për ne, thjeshtësia nënkupton që klientët do të kenë një shërbim për klientin të thjeshtë, transparent dhe të besueshëm?.Albanian Mobile Comunication do të zbulojë një identitet të ri të korporatës. Kompania e parë rrjetit telefonik lëvizës në Shqipëri u ble në vitin 2009 nga grupi Deutsche Telekom. Ky hap përpara do të sjellë ndryshime në emrin e saj, ngjyrën dhe logon. Ribrandimi i AMC përfshin edhe rimodelimin e dyqaneve, produkte dhe shërbime të reja inovative, fushata komunikimi, e surpriza të tjera. Grupi Deutsche Telekom është i pranishëm në mbi 50 vende në mbarë botën, me një gamë të gjerë shërbimesh për abonentët individë, biznese dhe korporata, me standardet më të larta të cilësisë dhe teknologjisë më moderne.

Free Traffic Exchange