Opozita bëhet pjesë e komisionit të reformës në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas një bojkoti 7-mujor, opozita vendos te marre pjese ne Komisionin për Reformën ne Drejtësi. Pjesëmarrja e Partisë Demokratike ne këtë komision, vjen pas kompromisit te arritur me mazhorancen per barazi ne përbërje te komisionit, i cili do te ketë 6 anëtare nga shumica dhe 6 nga opozita, ndërkohe qe nënkryetar do te jete Eduard Halimi. ?Maxhoranca ka pranuar nje nga dy kërkesat e opozitës; ka pranuar kërkesën per sa i përket paritetit ne komision, nje kërkese shume e rëndësishme kjo ne mënyre qe reformat te jene jetëgjata dhe te mos varen vetëm nga mandati i nje qeveria, ndaj dhe opozita do te marre pjese ne mbledhjet e ardhme te komisionit te posaçëm per reformën ne drejtësi, kërkesa për bashkëkryetarin e komisionit nuk u pranua?.Komisioni i posaçëm për reformën ne drejtësi u ngrit ne nëntor te 2014 dhe opozita nuk u be pjese e tij pasi ishte ne bojkot. Por edhe kur u kthye ne Parlament, Partia Demokratike refuzoi te merrte pjese ne mbledhjet e komisionit, i cili kishte ne përbërje 6 përfaqësues nga shumica dhe 5 nga opozita, duke kërkuar përfaqësim te barabarte dhe bashkryetarin e komisionit. komisioni i posaçëm e ka mandatin 1 vit dhe deri tani ka realizuar fotografimin e situatës ne sistemin e drejtësisë dhe nje sere tryezash konsultimi, ndërkohe qe ne shtator pritet te filloje ndryshimi i ligjeve e ndoshta edhe i kushtetutës.