Drama e Bulqizës në filmin “Krom” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas produksionit kinematografik ?Bota? në festivalin internacional të filmit në Karlovy Vary, Shqipëria prezanton një tjetër emër. Filmi ?Krom? i regjisorit Bujar Alimani do ta ketë premierën botërore më 8 korrik dhe garon në kategorinë ?East of West? në edicionin e 50 të këtij festivali mbarë botëror. ?Krom? përcjell dramën e një familjeje shqiptare, e saktësisht e një nëne që orvatet mes vështirësive të jetës në qytetin e Bulqizës. Nuk flet dot sepse është memece. E gjithë vëmendja e saj është tek djali adoleshent. 15-vjeçari ka rënë në dashuri me mësuesen e tij. Bujari ua ka besuar rolet kryesore aktorëve Mirela Naska, Fredjon Ruçi, Klodjana Keco, Kasem Hoxha, Denis Shira dhe Erjona Kaja. Filmi ka kushtuar jo pak për qendrën kinematografike shqiptare, por shumë pak për një film që do ta ketë premierën e saj botërore në një festival ndërkombëtar filmi. Ky është filmi i dytë me metrazh të gjatë i regjisorit Bujar Alimani. Filmi i tij i parë ?Amnistia? u prit shumë mirë në festivalin Bienale, në 2011-ën.