Përfitimet nga gazsjellësi TAP - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nisja e ndërtimit të rrugëve dytësore të gazsjellësit Tap do të sjellë vetëm gjatë kësaj faze 60 milion euro, të cilat do të injektohen në ekonominë shqiptare dhe mijëra vende të reja pune. Në një intervistë për Vizion Plus, Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri thotë se qeveria ka bërë gati të gjitha procedurat për nisjen e ndërtimit të gazsjellësit, përfshirë këtu edhe zgjidhjen e problemeve me shpronësimet në tokat ku do të kalojë TAP. Duke bërë një bilanc të punës së kompanisë që shpërndan energjinë elektrike, ministri Gjiknuri thotë se OSHEE ka arritur që të arrijë një rekord të ri në uljen e humbjeve, duke i çuar ato në 28% për qershorin. Sa i përket problemeve që ka rafineria e vetme në vend e cila përpunon naftën, ARMO, ministri thotë se vullneti i qeverisë nuk është që të mbyllë atë, por borxhi tatimor që kjo kompani ka rrezikon sekuestrimin e aseteve të saj nga kreditorët dhe Ministria e Financave. Ndërkaq Ministria e Energjisë ende nuk ka përcaktuar afatet se kur do të nisë tenderi për shitjen e blloqeve të lira të naftës që ndodhen në det, përfshirë këtu edhe Jon 5, ku konflikti territorial mes Shqipërisë dhe palës greke nuk është zgjidhur ende. Ministri Damian Gjiknuri sqaron se shtyrja e tenderimit është bërë jo për arsye të mosdakrodësisë, por për shkak se ne këto zona ka probleme sizmike, gjë e cila bllokon përkohësisht kërkimin e naftës.

Free Traffic Exchange