Kthimet e emigrantëve në Kapshticë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Paralizimi i ekonomisë greke ka bërë që shumë shqiptarë të kthehen në atdhe përfshi edhe ata qe jetojnë prej vitesh në vendin fqinj. Për shumë nga emigrantët largimi i tyre lidhet me frikën e moslikujdimit te pagesave per punën e bere. Po edhe humbja e vendeve të punës është një arsye tjetër që shumë shqiptarë kanë vendosur të largohen përfundimisht. Altin Pasho ka vendosur te kthehet ne Shqipëri per shkak te pamundësisë për të siguruar jetesën në vendin fqinj. Por Pasho gjithashtu nuk mohon mundësinë e rikthimit në rast se situata përmirësohet. Gezim Qypin nga Fushe-Kruja edhe pse prej vitesh jeton në Greqi me familjen tregon se tanimë e ka thuajse të pamundur ta përballojë jetesën atje. Autoritetet kufitare bëjnë me dije se hyrje-daljet nëpërmjet pikës se kalimit kufitar te Kapshticës kane qenë normale dhe deri më tani nuk ka patur fluks.

Free Traffic Exchange