Gjyqi i xhihadistëve, vijojnë dëshmitë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve te Renda ka vijuar edhe ketë te marte te dëgjoje dëshmitaret ne procesin ndaj 9 te pandehurve te akuzuar se kane rekrutuar luftëtare per t?i dërguar ne Siri. Para togave te zeza me kërkese te Prokurorisë u paraqiten dëshmitaret Edi Halili, Artur Balla Dionis Qevani dhe Mersin Allkoci. Te katër dëshmitaret ishin te thirrur nga akuza por asnjeri prej tyre nuk ka vene gishtin mbi te pandehurit, për te vërtetuar se ata i kishin dashur t?i dërgonin ne Siri. I pari dëshmoi ne gjykate dëshmitari Edi Halili. Ai pohoi se kishte humbur lidhjet me te vëllain Erjon Halili qe ne vitin 2012. Dy muaj pasi ishte larguar, Halili tha se kishte kontaktuar me vellain ne telefon dhe i kishte thëne se ndodhej ne Gjermani. Me pas dëshmitari tregoi se kishte mësuar nëpërmjet fb se i vëllai ishte vrare ne Siri nga nje shok i tij. Por dëshmitari pohoi ne gjykate se nuk njihte asnjë nga te pandehurit dhe kishte mësuar per ta vetëm ne media. Me pas para gjykatës dolën edhe tre dëshmitaret, e tjere te cilët pohuan se kishin njohje me te pandehurit por kjo per shkak te besimit. Seanca ka patur edhe momente tensioni pasi te pandehurit i kane drejtuar pyetje dëshmitareve, duke dashur te tregojnë se ata nuk kane kryer asnjë akt terrorist. Madje nisur nga ky fakt gjykata ka nxjerre jashtë te akuzuarin Bujar Hysa, gje qe solli edhe ndërprerjen e procesit gjyqësor. Seanca e radhës u la per ne 21 korrik, pasi gjykata mori parasysh kërkesën e te pandehurve, te cilët kërkuan shtyrje per shkak te muajit te ramazanit.